Sport

FOTO/ Conte-Lukaku “ndezin” Napolin, 3 fitore radhazi dhe kreu i Serie A (VIDEO)

foto conte lukaku ndezin napolin 3 fitore radhazi dhe kreu i serie a video

Me Conte në stol dhe me një Lukaku të rilindur, Napoli merr kreun e Serie A. Ndaj Cagliari në transfertë, blutë siguruan fitoren e 3 radhazi, 9 pikë nga 12 të mundshme. Është e pabesueshme se çfarë efekti ka Conte te Lukaku pasi belgu rezultoi edhe një herë lojtari i ndeshjes me 2 assiste dhe një gol.

Në minutën e 18-të, Lukaku uli një top për Di Lorenzo-n me kapitenin që gjeti edhe devijimin me fat të Mina duke bërë që topi të shkonte në rrjetë. Cagliari u përpoq të reagonte, ishin dhe të pafat, si në rastin e Marin ku goditja e tij u devijua nga Meret për të përfunduar në traversë.

[embedded content]

Me fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Lukaku që këtë herë dhuroi një assist për Kvaratskhelia-n me gjeorgjianin që i vetëm përballë portierit nuk fali duke dyfishuar shifrat në minutën e 66-të. Katër minuta më pas, Kvara i ktheu reston Lukakut që me një penallti në lëvizje dërgoi shifrat në 3-0. Në shtesë, ishte Buongiorno që me kokë kompletoi “pokerin” e golave.

Feston për këtë fitore edhe trajneri Conte: “Kjo është një fushë e vështirë, terreni është i thatë dhe frynte erë. Lukaku? E kërkova me insistim pasi ai është një futbollist i fortë jo vetëm fizikisht. Sigrusht duhet ende të përmirësojë pasi nuk është në kushte optimale. Të mbanim portën të paprekur ishte shumë e rëndësishme. Ne këto dy muaj kemi punuar fort, kjo po shihet tani”, u shpreh ndër të tjera Conte.

Conte
Conte

Suksesi i Napoli zuri faqet e para të mediave italiane: “Ka rëndësi Konte”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts