Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i cili realizoi dygolësh me Granadën në La Liga 2. Eneo Bitri pozicionohet në vendin e dytë i cili shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij Gyor.
Amir Abrashi renditet në vendin e tretë pasi bërë një performancë të mirë për 90 minuta në ndeshjen e radhës me Grasshoper. Vendi i katërt shkon për Anis Mehmetin i cili realizoi golin e parë për skuadrën e tij kundër Noruiç. Top 5-shja plotësohet me Lindon Selahin i cili luan te Rijeka.
PANORAMASPORT.AL