Bota

FOTO/ Dy vite pas divorcit, Rudina Hajdari rikthehet sërish tek ish-partneri! Publikon foton ku shfaqen të përqafuar: E bekuar! Nga largësia tek angazhimet politike, çfarë ndodhi mes çiftit

foto dy vite pas divorcit rudina hajdari rikthehet serish tek ish partneri publikon foton ku shfaqen te perqafuar e bekuar nga largesia tek angazhimet politike cfare ndodhi mes ciftit



































Dy vite pasi njoftoi divorcin me partnerin e saj, ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari është rikthyer sërish tek bashkëshorti, Muçjo Demiraj.

rudina hajdari

Ka qenë vetë Rudina Hajdari, cila ka publikuar një foto, duke treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj.

E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: E bekuar.

Rudina Hajdari dhe Muçjon Demiraj janë njohur në New York në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën.

rudina hajdari

Dy vite më parë, u njoftua për ndarjen e tyre, gjë e cila u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur.

Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për t’u marrë me politikë.

rudina hajdari1

Çfare ndodhi me çiftin

Dy vite me pare Rudina Hajdari tregoi se vendosi që të ndjekë ëndrrat e saj, ndërsa bashkëshorti nuk u përshtat dot me jetesën në Shqipëri dhe po jeton në Amerikë.

“Marrëdhënia në distancë është shumë e vështirë sepse që në vitin 2017 kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit. E padyshim që ka krijuar një ftohje në marrëdhënie, por ne mundohemi që të bëjmë më të mirën sepse kemi një vajzë. Kjo e bën marrëdhënien pak më të komplikuar.

Duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi që të bëjmë më të mirën të mundshme. Por që largësia bën të veten padyshim. Nuk është njësoj sikur të isha në Amerikë, por që si çdo njeri që ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e veta, unë zgjodha këtë rrugë.

Por as atij nuk i vë faj sepse ka investuar në Amerikë prej më shumë se 20 vitesh dhe është shumë i suksesshëm aty ku është, e quajti gati të pamundur rikthimin e tij në Shqipëri pavarësisht se është shqiptar. Është larguar prej shumë vitesh dhe në momentin që u ktheva, ai kishte 17 vite që s’kishte shkelur këtu. Në momentin që u kthye nuk u ambientua dot, ishte një realitet komplet ndryshe. Nuk i vendos faj. Tani është ndryshe, sepse çdo verë ka dëshirë që të rikthehet këtu. Mbas një jave do vijë të kalojë pushimet e verës këtu dhe kemi dëshirë që vajza jonë të kalojë po ashtu pushimet këtu. Nuk ka si deti jonë”, rrëfeu Rudina Hajdari dy vite me pare.

rudina hajdari3

Çifti kanë edhe një vajzë, Sihana 9 vjeçe,

rudina hajdari4

rudina-hajdari2 rudina-hajdari-1-1 rudina hajdari1 rudina hajdari rudina hajdari3

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts