Edi Martini kishte thumbuar edhe pak ditë më parë. “Kur është Brdariç te Vllaznia, unë dal i pari”, kishte thënë ai, duke kujtuar titullin kampion të fituar me Teutën duke kaluar pikërisht në fotofinish shkodranët e drejtuar nga trajneri gjerman.
Dhe këtë ide duket se e ka përforcuar sot me një postim në rrjetet sociale. Pak ditë para startit të sezonit, trajneri i durrsakëve ka postuar një foto të faqes së parë të gazetës “Panorama Sport” që i referohej pikërisht ndeshjeve të javës së fundit të atij kampionati ku durrsakët u kurorëzuan kampionë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co