Kosova

FOTO/ Escobar takon familjen e reshterit të vrarë nga serbët, heroit Afrim Bunjaku

foto escobar takon familjen e reshterit te vrare nga serbet heroit afrim bunjaku
foto escobar takon familjen e reshterit te vrare nga serbet heroit afrim bunjaku

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, ka takuar familjen e efektivit të Kosovës, Afrim Bunjaku, që u vra nga paramilitarët serbë në Banjskë të Zveçanit. Escobar ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së Bunjakut.

“Gjatë vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit (ZNS) Gabriel Escobar në Kosovë, ai kërkoi dhe ju dha kohë për tu takuar me të venë dhe djemtë e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, të cilët shoqëroheshin nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. ZNS Escobar, në prani të Ambasadorit të SHBA-së Jeffrey Hovenier, dhe Atasheut të DOJ-ICITAP-it Kimberly Riffe, shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes për humbjen tragjike të babait/bashkëshortit të tyre. Ngjarja ishte shumë emocionuese dhe e përzemërt dhe personalitetet e larta i shprehën ngushëllimet e tyre familjes dhe Policisë së Kosovës,” thuhet në postim.

Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha mësohet se ka informuar Escobarin për sulmin e 24 shtatorit dhe situatën aktuale në veriun e vendit.

“Në një takim të veçantë, DP Hoxha informoi ZNS Escobarin dhe atasheun Riffe për sulmin ndaj policisë në Banjskë më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Bunjaku, dhe situatën aktuale të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës. ZNS Escobar vlerësoi mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejt më kreun e Policisë së Kosovës. DP Hoxha përcolli mirënjohjen e tij të thellë për Shtetet e Bashkuara dhe stafin e shumtë të ambasadës që ndihmojnë policinë dhe janë të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer,” thuhet më tej në postim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts