Inter vijon formën fantastike edhe në Champions League, dominon Atletico Madrid në çdo aspekt, por fitorja minimale 1-0 i qëndron ngushtë ekipit të Inzaghi-t. Zikaltërit marrin një avantazh të lehtë, por në Madrid janë të vetëdijshëm si i pret “ferri”, kërkohet një tjetër sforco e madhe për të kaluar një ekip ekspert si Atletico. Në “San Siro”, Inter krijoi 19 raste, goditën 5 herë kuadratin, ndërsa Zommer ishte thjesht një spektator, 0 gjuajte në kuadrat.
Lautaro Martinez me shokë e nisën sfidën me marshin e pestë, por me fillimin e fraksionit të dytë, Inzaghi humbi shërbimet e Thuram. Zëvendësuesi i tij, Arnautovic u kthye protagonist kryesor në fraksionin e dytë, fillimisht duke shpërdoruar disa raste të pastra, por në minutën e 79-të ndoqi mirë aksionin, përfitoi nga një top i kthyer në zonë nga Oblak duke tundur rrjetën e Atletico-s.
“San Siro” shpërtheu në festë, por Interi nuk mundi dot të “vriste” ndeshjen duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.
Në Itali, mediat vlerësuan paraqitjen e Interit, por ky sukses i lë një shije të hidhur, për atë që zikaltëreit dhanë në fushë meritonin diçka më shumë. Në Spanjë, të përditshmet sportive, besojnë te përmbysja: “Në Madrid do të jetë një tjetër gjë”, shkruan AS në faqen e parë. “Kjo mund të përmbyset”, ishte titulli kryesor i Marca.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co