FOTO/ I mori jetën të atit pasi i m*sakroi me sëpatë të ëmën, kush është 40-vjeçari që u vendos në pranga! Dinamika e krimit të dyfishtë në familje

foto i mori jeten te atit pasi i msakroi me sepate te emen kush eshte 40 vjecari qe u vendos ne pranga dinamika e krimit te dyfishte ne familje





































Ky është 40-vjeçari Klement Islami, i cili i mori jetën të atit pasi i m*sakroi me sëpatë të ëmën.

Klement Islami
Klement Islami

Krimi i dyfishtë në familje ndodhi rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit dhe ngjarja dyshohet për motive të dobta.

Mësohet se pasi Huso Islami ka goditur të shoqen, 66-vjeçaren Shano Islami me sëpatë duke i marrë jetën, është konfliktuar me të birin.

Ky i fundit e ka shtyrë nga shkallët e banesës duke i marrë jetën të atit. Pas ngjarjes 40-vjeçari është vendosur në pranga, ndërsa ende nuk dihen arsyet pse bashkëshorti masakroi me sëpatë gruan e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →