Bota

FOTO/ I paraqiti personalisht Begajt propozimet për ndryshimet në qeveri, Rama largohet i buzëqeshur nga Presidenca pas 15 minutave

foto i paraqiti personalisht begajt propozimet per ndryshimet ne qeveri rama largohet i buzeqeshur nga presidenca pas 15 minutave





































Vetëm pak minuta pasi përfundoi fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ku propozoi edhe disa ndryshime në qeveri, Rama “zbarkoi” në Presidencë.

WhatsApp Image 2024-07-28 at 15.28.23

Kryeministri i ka paraqitur personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj propozimet për emrat e ministrave të rinj.

Pritet që këto ndryshime të dekretohen brenda ditës, ndërsa Rama ka lënë Presidencën vetëm pas 15 minutave, duke u shfaqur i buzëqeshur.

122111

Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi –  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS –  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS

78787 WhatsApp Image 2024-07-28 at 15.28.22

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts