Kosova

FOTO/ Ja zyra e institucionit shtetëror ku u ekzekutua 21-vjeçarja në Ferizaj

foto ja zyra e institucionit shteteror ku u ekzekutua 21 vjecarja ne ferizaj
foto ja zyra e institucionit shteteror ku u ekzekutua 21 vjecarja ne ferizaj

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 21-vjeçares sot në Ferizaj. Prokuroria e Ferizajt ka reaguar për vrasjen e vajzës dhe plagosjen e vëllait të saj 15-vjeçar, duke konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, thuhet se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes. “Sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër – i mitur, ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. “Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit [të dyshuarit për vrasje], Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts