FOTO/ “Jam mirë…për momentin” Haaland tremb Man.City, “bomberi” paralajmëron largimin

foto jam mireper momentin haaland tremb man city bomberi paralajmeron largimin

“Te Man.City jam i lumtur, por nuk mund ta dish kurrë se çfarë rezervon e ardhmja”. Këto fjalë të thëna nga Erling Haaland trembin jo pak “qytetarët”, në një kohë kur të gjithë e dinë se Haaland ishte i vetëdijshëm se kjo deklaratë do të bënte shumë zhurmë, pra është shprehur me vetëdije të plotë. Këto fjalë të Haaland “pushtuan” faqet e para të mediave angleze:

“Është mirë…për momentin”, shkruan Daily Star në faqen e parë. “Erli paralajmëron”, ishte titulli i përzgjedhur nga Mirror. Nuk rresht se përkëdheluri “bomberin” e tij Pep Guardiola, i vetëdijshëm edhe spanjolli se Haaland mund të largohet. Këto zëra shtohen gjithnjë e më shumë në një kohë kur në përfundim të këtij sezoni, Haaland ka një klauzolë që e lejon të largohet nga Man.City. “Nuk mendoj për një kontratë të re, jemi në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit”, u shpreh ndër të tjera Haaland.

Mbappe Haaland Real Madrid
Mbappe Haaland Real Madrid

Nuk është një sekret që norvegjezi është një dëshirë e vjetër e Real Madrid, por së fundmi është kthyer në një objektiv edhe për PSG me largimin në horizont të Mbappe-s. Haaland ka një klauzolë largimi prej 200 milionë euro në fund të këtij sezoni, kjo është një klauzolë ekskluzive vetëm për ekipet jashtë Anglisë. Sigurisht bëhet fjalë për një shifër shumë të lartë, por ekipe si PSG dhe Real Madrid mund të bëjnë një çmenduri të tillë financiare. Al Khelaifi e ka paguar edhe më herët një shifër të tillë, madje më shumë, për të transferuar Neymar në Paris.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co