Pak ditë më parë, bëri shumë bujë interesimi i Juves për Mario Mitaj, me drejtorin sportiv të “Zonjës së Vjetër” që po harton një plan për të ardhmen, ku përfshiheshin lojtarë të rinj dhe premtues. Jo vetëm Mitaj, sipas mediave italiane, Juve ka shfaqur interes edhe për Cristian Shpendin, talentin kuqezi, pjesë e Cesena-s. Shpendi dhuroi spektakël në Serie C ku udhëhoqi ekipin e tij drejt ngjitjes një kategori më lart.
Shifrat e Shpendit janë fantastike ku në 30 ndeshje këtë sezon realizoi 21 gola dhe dhuroi 6 asiste. Kjo nuk është hera e parë që “Zonja e Vjetër” interesohet për Shpendin, e kanë bërë diçka të tillë edhe dy vite më parë, madje duke kërkuar informacion për binjakët. Në lidhje me interesimin e Juves, apo ekipeve të tjera “big” për Cristian Shpendin ka folur edhe drejtori sportiv i Cesena-s, Fabio Artico:
“Strategjia e klubin për sezonin e ri është ende për t’u përcaktuar. Thënë kjo, po flasim për lojtarë të rinj, të fortë dhe me shumë cilësi, lojtarë që janë gati të luajnë në nivele të larta. Sigurisht, kur vijnë oferta të parezistueshme si në rastin e Stiven Shpendi që u shit tek Empoli në Serie A, është e drejtë që klubi të mos bëhet pengesë për lojtarët. Edhe në aspektin ekonomik, klubi mund të fitojë të ardhura të konsiderueshme”, u shpreh drejtori sportiv i Empolit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co