Joe Biden dhe Donald Trump janë takuar në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Sky raporton se presidenti i zgjedhur, Donald Trump i tha presidentit amerikan se politika ishte e ashpër.
Ai gjithashtu e falënderoi atë për një tranzicion të qetë, me Biden duke i thënë atij: “Je i mirëpritur”.
“Urime dhe mezi presim të kemi, siç thamë, një tranzicion të qetë”, tha Biden.
“Megjithatë, ne mund të sigurohemi që të akomodoheni, çfarë ju nevojitet, dhe do të kemi një shans për të folur”, i tha Biden, Trump.
WATCH: President Donald J. Trump and President Biden meet in the Oval Office pic.twitter.com/ZD9xPt4nyo
— Trump War Room (@TrumpWarRoom) November 13, 2024
Ky është takimi i parë mes tyre nga debati në muajin qershor, kur presidenti demokrat nuk ishte tërhequr ende nga gara.
Paraqitja e dobët e Biden rriti shqetësimet në mesin e demokratëve mbi moshën e tij madhe dhe çoi në largimin e tij nga gara presidenciale.
Pas këtij zhvillimi Harris u zgjodh si kandidate e demokratëve për presidente. Ajo udhëhoqi një fushatë të shkurtër që përfundoi me humbjen e saj më 5 nëntor.