Dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine janë plagosur, teksa makina e tyre shpërtheu në ecje në Unazën e Gramshit.
Vëllezërit, që dyshohet se kanë qenë “shënjestër” e shpërthimit janë personat që shfaqen në këto foto, të siguruara për Balkanweb nga gazetari Igli Çelmeta.
Ngjarja ndodhi sot në lagjen “Xhile Liçi” të qytetit të Gramshit. Në situatë më të rëndë shëndetësore paraqitet Erald Mine, që po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Vëllezërit nuk rezultojnë me precedentë penalë. Ata kishin qëndruar në emigrim dhe kishin 2 vite që ishin kthyer në Gramsh, ku kanë hapur edhe biznese. Policia po heton pistën e bizneseve të vellezërve, si dhe faktin se vëllezërit Mine mund të merreshin me veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co