FOTO/ KFOR-i blindon Urën e Ibrit, vendosen automjete dhe kordon ushtarësh. Ç’po ndodh në Veri të Kosovës?

foto kfor i blindon uren e ibrit vendosen automjete dhe kordon ushtaresh cpo ndodh ne veri te kosoves

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht. Mbi këtë urë, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur KFOR-in pse ka rritur praninë mbi urë, por nga ky mision nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i tha korrespondentes së REL-it në terren se, gjatë ditës së sotme, “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se ato gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”.

Kfor1
Kfor1

Rritja e pranisë mbi këtë urë vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës.

Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Trupat E Kfor
Trupat E Kfor

Ekzekutivi kosovar po ashtu është përballur me kritika kohëve të fundit nga bashkësia ndërkombëtare sepse ka shprehur synimin që ta hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i janë shprehur kundër hapjes së urës tani. KFOR-i dhe BE-ja kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.

Kfori Ne Veri
Kfori Ne Veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →