FOTO/ Kjo është gropa, ku ‘u varros’ Pëllumb Meta pasi u vra

foto kjo eshte gropa ku u varros pellumb meta pasi u vra
foto kjo eshte gropa ku u varros pellumb meta pasi u vra

DURRËS – Kjo është gropa e hapur brenda kasolles së lopës, ku fëmijët e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, Hyseni 24 vjeç, Amarildo 22 vjeç dhe Hygerta 19 vjeçe kishin varrosur trupin e tij, pasi 24-vjeçari e kishte vrarë brenda në banesë, më 10 shkurt.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Policia e Durrësit e zbuloi trupin e të ndjerit një natë më parë, ndërkohë që në pranga kanë rënë të 3 fëmijët e tij.

Kryefamiljari Pëllumb Meta ka pasur një debat të ashpër me familjarët e tij. Ai kishte dashur të fejojë vajzën Hygerta, por se familjarët nuk kanë qenë dakord. Duket se kjo çështje ka çuar në konfliktin, që rezultoi me vdekjen e 49-vjeçarit. Vrasja është bërë nga djali i madh i familjes Hysen Meta, ndërsa me autorin dyshohet se kanë bashkëpunuar vëllai tjetër dhe Hygerta Meta.

(BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →