Bota

FOTO/ Koreja e Veriut shfaq për herë të parë imazhe të fuqisë së saj bërthamore, struktura vizitohet nga lideri Kim Jong Un

foto koreja e veriut shfaq per here te pare imazhe te fuqise se saj berthamore struktura vizitohet nga lideri kim jong un





































Koreja e Veriut ka shfaqur për herë të parë të premten imazhet e centrifugave që prodhojnë karburant për bombat e saj bërthamore, ndërsa udhëheqësi Kim Jong Un vizitoi një strukturë të pasurimit të uraniumit, dhe bëri thirrje për më shumë materiale për të rritur arsenalin.

kim jong

Raporti i medias shtetërore për vizitën e Kim në Institutin e Armëve Bërthamore u shoqërua me fotot e para të centrifugave, duke ofruar një vështrim të rrallë brenda programit bërthamor të Koresë së Veriut, i cili është i ndaluar sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters.

Fotot treguan Kim duke ecur mes kolonave të gjata të centrifugave metalike, makinerive që pasurojnë uraniumin. Raporti nuk e bëri të qartë se kur ndodhi vizita dhe as vendndodhjen e objektit.

Kim u kërkoi punëtorëve të prodhojnë më shumë materiale për armët taktike bërthamore, duke thënë se arsenali bërthamor i vendit është jetik për përballimin e kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts