Bota

FOTO/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas një sherri me disa të rinj në Kretë, dy grekë në pranga! Flasin dëshmitarët: U rrah rëndë derisa në një moment…

foto ky eshte 20 vjecari shqiptar qe humbi jeten pas nje sherri me disa te rinj ne krete dy greke ne pranga flasin deshmitaret u rrah rende derisa ne nje moment

































Hetimet e autoriteteve greke për rrethanat në të cilat 20-vjeçari shqiptar humbi jetën pas një sherri të ndodhur në Kretë, vijojnë.

20-vjecari ne greqi

Sipas informacioneve të fundit nga mediat greke, 5 persona u ndaluan orët e fundit, po vetëm dy grekë janë lënë në paraburgim. Tre të tjerët, nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumana, u lanë të lirë pasi nuk ishin përfshirë në përleshjen fatale.

Sipas dëshmive të banorëve, i riu fatkeq është rrahur rëndë nga një grup të rinjsh derisa në një moment ka arritur të arratiset, ka ecur në gjendje të keqe drejt sheshit ku është rrëzuar.

Më pas ka mbërritur ambulanca, por ai ka humbur jetën.

Sipas burimeve policore, dy grekët aktualisht po mbahen në paraburgim për dëmtimet fizike të shkaktuara nga sherri, ndërsa në varësi të gjetjeve të autopsisë, nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të rëndon edhe akuza e vrasjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts