Bota

FOTO/ Makina shpërthen në ecje dhe përfshihet nga flakët. Shpëton mrekullisht shoferi. Ja dyshimet e policisë

foto makina shperthen ne ecje dhe perfshihet nga flaket shpeton mrekullisht shoferi ja dyshimet e policise
































Një makinë tip Skoda është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër, në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Fillimisht është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas makina ka marrë flakë.

makina digjet

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse, që fillimisht bën të mundur nxjerrjen pa lëndime nga mjeti të drejtuesit të tij, shtetasit Marsel Hoxha dhe më pas kanë neutralizuar dhe fikur zjarrin, duke mos lejuar përhapjen më tej të flakëve.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për zjarrin dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit të makinës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar tërësishtt pjesa e përparme e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca policie, që po kryejnë edhe hetimet në lidhje me ngjarjen.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts