FOTO/ Mbeti i bllokuar në makinë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Itali nga moti i keq! I vëllai: Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash

foto mbeti i bllokuar ne makine ky eshte 20 vjecari qe humbi jeten ne itali nga moti i keq i vellai gjithcka ndodhi brenda pak sekondash





































E gjithë Italia është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje, duke paralizuar edhe Sicilinë, e cila ishte goditur nga një thatësirë ​​e madhe prej muajsh.

81d79a58c542d6d53bb54a536b6418fc

Për fat të keq, një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima quhet Simone Farinelli, student i Arteve të Bukura dhe i njohur si një punonjës social.

20-vjeçari po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, Andrea, kur mjeti i tyre tip “Toyota” u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë. 20-vjeçari humbi jetën, ndërsa i vëllai arriti të shpëtonte.

aa-30-724x400
Andrea dhe Simone Farinelli

“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Unë u hodha nga makina, ndërsa ajo tashmë po shtyhej nga uji“, dekalroi Andrea në polici.

Mbi 3 mijë persona janë evakuuar, ndërkohë në këtë rajon rreth 15 mijë abonentë kishin mbetur pa energji elektrike gjatë natës.

Në pjesën më të madhe të banesave energjia është rikthyer, ndërsa mungon vetëm në mijëra familje.

Bolonja është një nga zonat më të prekura nga shirat dhe përmbytjet, sidomos ajo rreth aeroportit Marconi në Borgo Panigale.

Sipas ANSA-s, arritja në aeroport me makinë është një rrugë që mund të marrë orë të tëra.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →