Një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare është kthyer në tragjedi mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia, në provincën e Pesaro Urbinos, Itali.
Gjatë një debati të dhunshëm, Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit me thikë për vdekje. Pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar për ta shpëtuar në spitalin Cattolica, Idrizi vdiq për shkak të tre goditjeve në gjoks, shkruan media italiane.
Përleshja shpërtheu përgjatë rrugës që lidh Tavullia me San Giovanni në Marignano, ku Idrizi, i shoqëruar nga shokë të armatosur me shkopinj dhe hekura, kishte shkuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare prej 5,000 eurosh lidhur me gjoja punë ndërtimi. Situata degjeneroi shpejt: goditjet, grushtet dhe goditjet me çekiç i paraprinë përdorimit të thikës, të mbajtur nga një familjar me banim në Tavullia.
Përveç viktimës, gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë. Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar, por karabinierët e Pesaros po hetojnë me akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co