Bota Sport

FOTO/ Në Gjermani janë gati për të pritur Kombëtaren shqiptare, masa kundër “spiunëve” dhe çudi me zgjedhjen për ushqimet

foto ne gjermani jane gati per te pritur kombetaren shqiptare masa kunder spiuneve dhe cudi me zgjedhjen per ushqimet

































Kombëtarja shqiptare e futbollit do të jetë e para që përveç Gjermanisë organizatore, do të zbarkojë në vendin ku zhvillohet ky edicion i Kampionatit Europian të Futbollit. Kuqezinjtë do të udhëtojnë sot drejt Kamen-Kaizerau ku do të ketë qendrën e grumbullimit.

ewrrewerrewrwewer

E gjithë qyteza e vogël e Kamen është çuar në këmbë për të përgatitur pritjen ndaj ekipit shqiptar, teksa hoteli dhe pjesë të rrugëve kryesore janë mbushur me flamuj shqiptar apo me parulla mikpritje.

Edhe qendra stërvitore dhe ambientet e saj janë përshtatur me mbishkrimet për Shqiëprinë, teksa fusha është rrethuar me një mbulesë të madhe të zezë që të mos lejojë “spiunimin” e punës që do të bëjë Silvinjo me kuqezinjtë në fushë.

Ndërkohë, në hotelin ku qëndron Kombëtarja, stafi ka marrë udhëzimet e mënusë ushqimore. Vendasit raportohet se janë çuditur paksa nga zgjedhja që ka bërë Shqipëria për të mos marrë kuzhinier me vete në një eveniment të tillë, siç bëjnë pjesa më e madhe e përfaqësueseve në ditët e sotme. Sipas kuzhinieres Sandra Braier, ajo dhe kolegët e saj kanë bërë gjithçka gati, edhe për produktet e veçanta nga Italia që janë kërkuar, ndërsa pjesa më e madhe e asortimenteve të tjera do të vijnë nga tregu lokal.

Duke parë oraret e vona të ndeshjeve, stafi është udhëzuar që për ekipin të ketë diçka gati çdo natë pas sfidave të Shqipërisë, kur ekipi do të udhëtojë menjëherë për t’u kthyer në hotel dhe nuk do të qëndrojë në qytetet ku luhen sfidat.

Ndërkohë, Bashkia ka organizuar një pritje zyrtare për skuadrën teksa do të ketë edhe disa evenimente ku do të ketë përfaqësues të ekipit kuqezi gjatë javëve në vijim.

447637727_861486172689465_5978848380856805947_n 447999549_1305695567482389_1877647038543236888_n download download-1 download-2 download-3 download-4 download-4 (1) download-6 download-7

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts