Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla i cili është vlerësuar me notën 8.4. Ai zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të në duelin me Majorkën. Ernest Muçi e nisi si titullar ndeshjen kundër Gaziantepit dhe bëri një performancë të mirë deri në minutën e 86-të kur u zëvendësua nga trajneri. Sulmuesi i Shqipërisë pozicionohet në vendin e dytë.
Armando Sadiku shënoi dygolësh në kampionatin e Indisë dhe është vlerësuar më notën 8.0. Portieri i Shqipërisë, Tomas Strakosha bëri pritje të mira në kampionatin grek derisa u thye në minutën e 73-të në ndeshjen me Panetolikos. Ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri ka bërë liderin e mbrojtjes në fitoren kundër Fehervar FC
PANORAMASPORT.A