Lifestyle

FOTO/ Një bekim po vjen, Anna Lika dhe Bjordi Mezini prindër për herë të parë, zbulohet gjinia

foto nje bekim po vjen anna lika dhe bjordi mezini prinder per here te pare zbulohet gjinia

TIRANE

Prej kohësh kemi mësuar për lidhjen e Anna Likës dhe Bjordi Mezinit. Çifti është treguar shumë i rezervuar për të ndarë detaje, por lajmet e bukura nuk mund të shmangen pa u mësuar.

Së shpejti, ata do të bekohen me një fëmijë. Revista “Who” ka publikuar disa foto të tyre në një festë ku pas tyre duken vetëm tullumbace e dekor i bardhë. Edhe Anna ka veshur gjithashtu një fustan të bardhë pas trupit ku dallohet forma e barkut të rrumbullakosur.

Duket se festa është “gender reveal” dhe vetëm pak më parë është zbuluar se bekimi i parë i Bjordit dhe Annës do të jetë një vajzë.

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts