Një “X” pa gola duket një gënjeshtër e madhe, në një kohë kundër Man.City-Inter prodhuan një 90-minutësh të bukur, me raste për shënim. “Qytetarët” e Pep Guardiola-s kishin një superioritet të lehtë, por zikaltërit nuk qëndruan pasiv në këtë transfertë, përkundrazi zhvilluan lojën e tyre, kërcënuan portën e City me disa zbritje të shpejta, madje ishin të pa fat si në rastin e Mkhitaryan.
Ai që zhgënjeu në këtë takim ishte Haaland, me biondin norvegjez që nuk krijoi thuajse asgjë, nuk arriti kurrë të lirohej në zonë, me mbrojtësit zikaltër që e futën në “xhep”.
Kërcënimi më i madh për ekipin e Guardiola ishte Ilkay Gundogan, me mesfushorin gjerman që flirtoi në dy raste me golin e avantazhit, por Sommer dhe fati nuk ishin me të duke bërë që sfida e parë ndërmjet tyre, në këtë edicion të ri të Champions League, të mbyllej në barazim pa gola.
Në Angli, mediat u ndalën pikërisht te paraqitja e Haaland, thjesht hija e emrit të tij, me norvegjezin që dështoi të shënonte gol në ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Man.City.
Ndryshe u përcoll ky barazim i Inter në transfertë përballë Man.City: “Inter i madh”, shkruan La Gazzetta dello Sport.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co