Partizani, Vllaznia dhe Tirana nisin nga dita e nesërme rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës, duke tentuar që të ecin sa më shumë në këtë kompeticion me synimin madhor që mbetet gjithmonë të kapin fazën në grupe të turneut. Por cilat janë shanset e tyre reale për të arritur këtë objektiv madhor.
Ekspertët e “Football Meets Data” kanë simuluar nëpërmjet një programi kompjuterik 10 mijë herë ndeshjet e fazës kualifikuese të turneut me skuadrat pjesëmarrëse. Dhe skuadra e Superiores e cila ka më shumë shanse për të arritur në fazën në grupe të turneut është Partizani.
Sipas simulimeve kompjuterike, mundësitë e Partizanit për të arritur fazën në grupe të kompeticionit, janë 4%. Ndërkohë, Vllaznia ka 1% shanse, ndërsa Tirana ka vetëm 0,4% shanse për të arritur në fanzë në grupe. Këto përllogaritje marrin parasysh faktin që në turet e mëtejshme në garë janë emra shumë të njohur të futbollit europian, teksa në fazën play-off të turneut ka edhe emra si Çelsi, Fiorentina, Lens apo Betis.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co