Ish-çifti i Big Brother Vip Kosova, Urim Cela dhe Alisa Maloku, pak muaj pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, ka ndarë me ndjekësit e tyre një tjetër lajm të bukur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, çifti ka njoftuar se do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndërkohë që fansat uruan dyshen shumë të dashur, ata u shfaqën shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Alisa dhe Urimi kanë shumë vite në lidhje, përveç pjesëmarrjes në BBVK, ata kanë publikuar dhe shumë projekte muzikore së bashku.
Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në një dasmë luksoze në Prishtinë para 3 muajve, ku të pranishëm ishin edhe shumë prej ish-konkurrentëve të BBVK, me të cilët çifti duket se vazhdon të ketë një raport të mirë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co