Pas divorcit të tyre, Jennifer Lopez duket se ka hequr tatuazhin që bëri vitin e kaluar për partnerin e saj Ben Affleck.
Siç dëshmohet nga paraqitja e saj e fundit në Festivalin e Filmit në Toronto, aktroja nuk e ka më tatuazhin.
Fustani saj kishte të çara të mëdha anash, të cilat lidheshin së bashku me harqe prej kadifeje të zezë. Veshja lejonte që gjoksi i saj i majtë të shihej qartë, megjithatë tatuazhi i saj nuk dukej.
Ndërsa është e paqartë nëse ajo e ka hequr tatuazhin apo nëse ka përdorur make-up për ta mbuluar atë, është e qartë se 55-vjeçarja nuk dëshiron të shihet me tatuazhin pas ndarjes.
Nuk dihet nëse Affleck ka hequr qafe edhe tatuazhin e tij dy shigjeta të mbivendosura me një “J” dhe një “B” të shkruar midis boshteve.
Në shkurt 2023, Affleck dhe Lopez festuan ditën e tyre të parë të Shën Valentinit si çift i martuar dhe bën tatuazhe të ngjashme.
Lopez ka bërë një simbol të pafundësisë në gjoksin e saj të majtë, me ‘Jennifer’ të shkruar në njërin skaj dhe ‘Ben’ në anën tjetër. Tatuazhi kishte një shigjetë që kalonte përmes simbolit të pafundësisë në mes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co