Ivan Balliu ishte një nga më të mirët në fushë, në barazimin pa gola të Rayo Vallecanos ndaj Getafes. Paraqitja e mbrojtësit të Kombëtares u vlerësua në Spanjë, teksa mori notën 7.6 nga faqja e specializuar “SofaScore”. Ai u përfshi në formacionin e javës në La Liga, përkrah gjigandit Sergio Ramos.
Trajneri i Rayos, Inigo Perez e pëlqen mjaft lojtarin kuqezi, pasi e ka aktivizuar në shumicën e ndeshjeve si titullar, duke e lënë në fushë me minuta të plota. 32-vjeçari Balliu shpreson që të jetë pjesë e listës së trajnerit të Kombëtares Sylvinho, në Premierën e Europianit që do mbahet në verë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co