Një incident i përgjakshëm me të shtëna armësh ka ndodhur mes tifozëve pasditen e së shtunës jashtë stadiumit në Alexandras Avenue në Greqi, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka.
Sipas informacioneve të para nga burime policore, për arsye ende të panjohura, tifozët janë përleshur me njërin prej tyre duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar dhe duke lënë të të plagosur në këmbë një burrë nga të shtënat.
Në të njëjtën kohë, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, një në bark me gërvishtje plumbi dhe një në krah pas është rrahur, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga më shumë se 70 persona shkuan Protothema.
Po ashtu, mësohet se shumë prej të arrestuarve kanë rezultuar emra të njohur për policinë, pasi në të shkuarën janë ndaluar për incidente në stadiume dhe shkelje të tjera.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co