Kosova

FOTO/ Policia e Kosovës aksion tjetër në Banjskë të Zverçanit, gjenden armë dhe municione në hotel! Dyshimet e para

foto policia e kosoves aksion tjeter ne banjske te zvercanit gjenden arme dhe municione ne hotel dyshimet e para

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Banjskë të Zveçanit, ku ka gjetur armatime. Dyshohet se ato kanë qenë aty që nga rasti i sulmit në këtë fshat ndaj Policisë së Kosovës një vit më parë.



arme

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës”, ka thënë të premten për KOHËN zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Nuk është hera e parë që Policia e Kosovës ka gjetur armatim në Banjskë që nga sulmi i shtatorit.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, dhjetëra serbë të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin kundërpërgjigjës të Policisë ishin vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin terrorist e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, që besohet se është në Serbi.

4armearme1arme2arme3arme5

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts