Dhjetëra predha luftarake janë zbuluar nga qytetarët në ish-fushën e shkrirjes të municioneve të ish-repartit ushtarak në Komsi, në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut” të bashkisë Mat.
Pas bërjes publike të lajmit, në vendin ku janë pikasur predhat ka mbërritur uniformat blu të Matit dhe zona është rrethuar me shirita për rrezikshmërinë që paraqet, deri në mbërritjen e forcave të xhenios nga Tirana.
Predhat janë konstatuar në vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës. Ato janë kontestuar rastësisht, por zona njihet si e rrezikshme për shkak se aty në vitet 1995-2000, bëhej demontimi i municioneve luftarake.
Specialistë të ushtrisë bënë me dije se një pjesë e këtyre predhave luftarake përbën rrezikshmëri, pasi janë me djegore të paplasura.
Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co