Kryeministri Edi Rama ishte në Dortmund për të ndjekur nga pranë ndeshjen Itali-Shqipëri.
Ai shoqërohej edhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila siç shihet në këto foto është veshur kuqezi.
Krah kreut të qeverisë ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pranë kryeministrit Rama ndodhet edhe ish-deputeti socialist, Alket Hyseni.
Ndërkohë, në stadium ishin edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si ministrat Taulant Balla, Igli Hasani apo Ogerta Manastirliu.
Shqipëria u mbosht me shifrat 2:1 nga Italia. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Nedim Bajramin në sekondën e 24 të ndeshjes. Ky është goli më i shpejtë në historinë e Europianit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co