Fanella e dytë e përfaqësueses gjermane, e gjitha rozë, ka përçarë ambientin dhe tifozët. Drejtuesit e Federatës sqaruan se kjo zgjedhje, kjo ngjyrë, është bërë për shkak të tifozëve, brezave të rinj, pasi atyre i pëlqejnë shumë ngjyrat, pra për arsye marketingu. Edhe trajneri Nagelsmann ishte në të njëjtën linjë: “Ishte një zgjedhje e guximshme për të shtuar pak ngjyrat. Fakti që akoma flitet për të do të thotë se ka qenë zgjedhja e duhur. Mua më pëlqen, mendoj se është një fanellë e bukur, unë do ta veshë”.
Ndryshe nga Federata dhe trajneri Nagelsmann, mediat dhe kritikët janë të shumtë: “Roza nuk është një ngjyrë për futboll”, shkruan Bild. Kicker, e përditshmja tjetër gjermane, ka bërë një sondazh për tifozët, ku 2/3 e tyre nuk i ka pëlqyer.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co