Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është takuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Britaninë e Madhe.
Ka qenë vetë Spiropali ajo e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto krah Melonit, pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Britaninë e Madhe
“🇦🇱🇮🇹 Me Kryeministren Italiane, Giorgia Meloni në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Europian. 🇪🇺”, shkruan ministrja krahas fotos.
Kujojmë se Spiropali së bashku me kryeministrin Edi Rama ndodhen në Britaninë e Madhe në kuadër të Samitit të 4 të Komunitetit Politik Europian, i cili zhvillohet në Woodstock, Oxfordshire.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co