FOTO/ Shqipëria në Euro 2024, mësoni notat e sezonit për secilin nga emrat e ftuar nga Sylvinho në bazë të statistikave të tyre me klubet

foto shqiperia ne euro 2024 mesoni notat e sezonit per secilin nga emrat e ftuar nga sylvinho ne baze te statistikave te tyre me klubet































Trajneri Sylvinho ka bërë sot publike listën me 27 emra të grumbulluar për Euro 2024, duke përzgjedhur lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë aktivitet. Një listë, që si çdo përzgjedhje e këtij lloji, ka gjithmonë hapësirë për diskutim, sa i përket gjendjes së lojtarëve dhe meritokracisë për pjesëmarrjen në të.

shqiperia

Por si ka qenë forma e futbollistëve në fjalë në këtë sezon para Europianit? Kësaj pyetje jemi munduar t’u përgjigjemi nëpërmjet statistikave të “SOFASCORE”. Në foton e mëposhtme është lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar nga Silvinjo dhe nota mesatare e tyre për sezonin duke u bazuar te të dhënat statistikore që ata vetë kanë prodhuar në fushën e lojës në varësi të pozicioneve përkatëse.
WhatsApp-Image-2024-05-27-at-9.08.58-PM-1

Duke lexuar notat në fjalë, duhet marrë parasysh sigurisht edhe rëndësia e kampionatit në të cilin luan gjithsecili prej këtyre lojtarëve, ashtu si edhe fakti që për disa prej tyre, minutazhi mund të ketë qenë më i reduktuar se i të tjerëve për shkak dëmtimesh apo forme sportive.

Në listë mungon vetëm nota e Simon Simonit, i cili ka qenë me skuadrën e rezervave të Eintraht Frankfurt, për të cilat “OPTA” nuk regjistron statistikat që më pas përpunohen nga “SOFASCORE”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co