Armando Broja ka kaluar dëmtimin, që nuk e ka lënë të marrë asnjë minutë këtë sezon. Vetë klubi i Evertonit tregon përmes postimeve se Broja e ka lënë plotësisht pas dëmtimin.
“Duke punuar përgjatë pushimit për shkak të kombëtareve”, shkruan klubi i Everton në rrjetin social “X”. Në një nga fotot e shtuara është Armando Broja.
Sulmuesi i Kombëtares po stërvitet rregullisht me grupin prej disa ditësh. Kështu duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për të debutuar me Evertonin.
Këto të fundit e kanë huazuar nga Çelsi deri në fundin e sezonit. Sfida e radhës për ta është më 23 nëntor kundër Brentford dhe shpresat janë të mëdha që Broja të përfshihet me skuadrën.
PANORAMASPORT.AL