Bota Sport

FOTO/ Tre barazime dhe një humbje nga klubet, Shqipëria fiton një vend në renditjen e UEFA-s

foto tre barazime dhe nje humbje nga klubet shqiperia fiton nje vend ne renditjen e uefa s



































Klubet shqiptare që marrin pjesë në Europë, kanë ruajtur shanset e tyre për të kaluar turin falë rezultateve që kanë marrë në ndeshjet e para në turin e parë kualifikues të turneve në të cilët marrin pjesë.

superiore uefa

Egnatia është mundur por me një rezultat minimal në transfertë, ndërsa të tre skuadrat e tjera  e mbyllën në barazim sfidën e tyre përkatëse. Këto rezultate, i kanë siguruar Shqipërisë 0,375 pikë në koeficientin europian dhe kanë bërë të mundur që kampionati shqiptar, për momentin të fitojë një vend në klasifikimin e UEFA-s.

Kësisoj, Shqipëria aktualisht është në vendin e 44-t, pasi kaloi Irlandën e Veriut e cila nuk kishte siguruar asnjë pikë nga ndeshjet e luajtura këtë mesjavë, meqë të gjitha ekipet e saj pësuan humbje.

Për të llogaritur pikët e koeficientit kombëtar, vlerësohet me 1 pikë fitorja dhe me 0,5 pikë barazimi. Më pas pikët e fituara në çdo javë nga ekipet, përpjesëtohen me numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kompeticione nga vendi në fjalë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka 0,375 pikë nga 3 barazimet që siguruan skuadrat e saj këtë mesjavë. Kujtojmë se renditja në një pozicion më të mirë në këtë klasifikim, bën të mundur që të ketë zhvendosja skuadrash nga Liga e Konferencës në Ligën e Europës, si në rastin e Kosovës, apo edhe kalimin në raundin e tjera të eliminatoreve.

dsdsadasadsasdaasdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts