Donald Trump nuk dëshiron që Mark Zuckerberg të harrojë mosmarrëveshjen e tyre të gjatë.
Ish-presidenti amerikan ka shkruar në rrjetin social “Truth Social” se “mashtruesit e zgjedhjeve” do të jenë në burg nëse zgjidhet në muajin nëntor. Në deklaratë ai përmendi drejtorin ekzekutiv të Meta-s.
“Nuk kanë turp! E vetmja gjë që mund të them është se nëse zgjidhem president, ne do t’i ndjekim penalisht mashtruesit në nivele të paprecedentë. Ata do të dërgohen në burg për një kohë të gjatë”, tha kandidati republikan.
Në një mesazh të muajit shkurt të vitit 2023 në Truth Social, Trump akuzoi themeluesin e Facebookut për mashtrim zgjedhor, duke cituar një raport të Fox News që thoshte se ishte nën hetim donacioni prej dy milionë dollarësh i Zuckerbergut për Komisionin Zgjedhor të Georgias, raportoi businessinsider.
“Pse nuk u procedua?”, pyeti 78-vjeçari dhe më pas shtoi se “demokratët dinë vetëm të mashtrojnë. Amerika nuk do ta durojë më!”
Nuk ka asnjë provë që donacionet e mëparshme të Zuckerbergut ishin të njëanshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co