Bota

FOTO/ Zbulohet autori i atentatit ndaj Trump, sulmi me snajper si ndaj John Kennedy në 1963. Çfarë thotë FBI

foto zbulohet autori i atentatit ndaj trump sulmi me snajper si ndaj john kennedy ne 1963 cfare thote fbi
foto zbulohet autori i atentatit ndaj trump sulmi me snajper si ndaj john kennedy ne 1963 cfare thote fbi

FBI thotë se nuk është në gjendje të publikojë emrin e njeriut që dyshohet se qëlloi Trumpin në këtë moment.

Ata thonë se burri është “identifikuar paraprakisht”, por se duhet të bëhen teste të ADN-së dhe biometrike për të konfirmuar përfundimisht identitetin e tij. “Ne nuk jemi të përgatitur në këtë moment për të bërë të ditur identitetin e sulmuesit të mundshëm.

Jemi në proces të konfirmimit. Sapo të marrim konfirmimin, do ta publikojmë zyrtarisht emrin në shtyp”, tha agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek.

“Është një çështje për të bërë konfirmime biometrike. Për personin nuk kishte asnjë identifikim. Ne jemi duke parë fotografitë tani. Ne po përpiqemi të analizojme ADN-në e tij dhe të marrim konfirmimin biometrik”.

FBI gjithashtu nuk mundi të konstatonte menjëherë se çfarë lloj arme zjarri është përdorur dhe sa të shtëna janë shkrepur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts