5 gola të shënuar, përmbysje kundër përmbysje, në fund feston Barcelona, me “vogëlushët” e Xavi-t që i dhuruan një leksion të pastër Mbappe-s me shokë duke i mposhtur brenda në Paris me rezultatin 3-2, një sukses i jep një bonus të madh për ndeshjen e kthimit. Kur të gjithë prisnin që Mbappe të bënte diferencën, ndodhi krejtësisht e kundërta, ishte Raphinha-n ai që bëri heroin duke realizuar një “dopietë” golash, i pari në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, PSG zbriti i karikuar në fushë duke përmbysur rezultatin brenda pak minutash. Në minutën e 48-të ishte Dembele që realizoi një gol prej “ishi” duke barazuar shifrat në 1-1. Tre minuta më pas, Vitinha dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur duke përmbysur rezultatin. Atëherë kur të gjithë prisnin që PSG të vriste ndeshjen, në minutën e 62-të, Pedri dhuroi një super asist për Raphinha me brazilianin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Barcelona nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 77-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Christensen me kokë kaloi Barcelonën në avantazh. PSG tentoi deri në fund të shmangte këtë humbje, por ishin dhe të pafat.
Në hije për 90 minuta ishte Kylian Mbappe, i cili për herë të parë u vërshëllye edhe nga tifozët në “Parkun e Princave”.
Sipas UEFA-s, lojtari i ndeshjes rezultoi Raphinha. Ashtu siç pritej, suksesi i Barcelonës në Paris solli festë edhe në mediat spanjolle: “Brutal”, shkruan Sport. “Champions Liga”, ishte titulli kryesor i AS.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co