Një zjarr i madh ra sot (14 qershor) në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës, duke përfshirë tregun e rrobave të përdorura.
Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar 25 njësi tregtare është djegur totalisht një banesë.
Përpos tjerash, flakët kanë asfiksuar edhe njerëzit, që ndodheshin aty pranë.
Siç shihet edhe në pamje, ka nisur evakuimi i personave që janë afiksuar nga zjarri. Flakët e mëdha sollën dëme të shumta materiale.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njofton se në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe.
“Mjetet zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe kanë mbërritur në vendngjarje. Për pak minuta arrin helikopteri i emergjencave civile
Nga Ulqini një automjet i madh me ekuipazhin me 5 zjarrfiksa; Komandanti i Njësisë Avdulla Nimanbegu
Nga Tivari: Automjeti me ekuipazhe me 6 zjarrfiksa dhe vetura e vogel me komandantin e njësisë”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co