Bota

(Foto+Emra) Arratisen 4 të burgosur nga spitali psikiatrik në Gjermani, mes tyre edhe një 27-vjeçar shqiptar! Policia: Janë të rrezikshëm

fotoemra arratisen 4 te burgosur nga spitali psikiatrik ne gjermani mes tyre edhe nje 27 vjecar shqiptar policia jane te rrezikshem





































Katër të dënuar janë arratisur nga një institucion mjekësor në Gjermani ku trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike ose varësia.

2

Raportohet se ata janë arratisën mbrëmjen e së shtunës pak pas orës lokale 21:00.

Katër pacientët e spitalit psikiatril BKH Lerchenhaid dyshohen se kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të BKH. Pas kësaj, janë larguar drejt Alburgut.

Policia lëshoi ​​një deklaratë, duke përfshirë përshkrime të hollësishme, foto dhe identitete të të katër të dyshuarve, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit. 

Të dënuarit përfshinin një shtetas boshnjak 31-vjeçar, dy 28-vjeçarë me shtetësi gjermane dhe një shtetas kosovar të moshës 27-vjeçare.

“Katër të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm,” tha policia, ndërsa të arratisur po kërkohen me helikopter dhe qen.

Katër të arratisurit:

1. Denis Eler, boshnjak

  • 31 vjeç
  • rreth 88 kg
  • rreth 178 cm i gjatë
  • muskuloz/i hollë
  • Shenja në vetullën e djathtë
  • flokë të zinj
  • mjekër e zezë (e plotë).
  • Tatuazhet: parakrahu i majtë, dora e djathtë, veshi i majtë

Sipas informacioneve aktuale, Denis Eler ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të zeza.

ELER Denis
ELER Denis

2. KÜHLBORN Moritz, gjerman

  • 28 vjeç
  • 85 kg
  • rreth 186 cm i gjatë
  • shtat i hollë
  • flokë të rruar (tullac)
  • Tatuazhe në të dy krahët/duart

Sipas informacioneve aktuale, Moritz KÜHLBORN ka veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza, të gjata sportive.

KÜHLBORN Moritz
KÜHLBORN Moritz

3. JIRIMIAS Angelo, gjerman

  • 28 vjeç
  • rreth 65 kg
  • rreth 180 cm i gjatë
  • shtat i hollë
  • flokë bjonde të shkurtra.
  • Tatuazhet: parakrahu djathtas, krahu i sipërm majtas, në këmbën e majtë dhe të djathtë
fittosize_1200_0_ab10b438749a0952ffba33e807ed6769_240818_ppnb_nr._3_jerimias (1)
Angelo Jirimias

Sipas informacioneve aktuale, Angelo JIRIMIAS ka veshur një bluze sportive me një kapuç në gri dhe atlete.

4. BEQIRI Zeqir, kosovar

  • 27 vjeç
  • rreth 70 kg
  • rreth 185 cm i gjatë
  • shtat normal
  • flokë të gjatë bionde të lidhura në bisht
  • Mjekër e plotë
BEQIRI Zeqir
BEQIRI Zeqir

Sipas informacioneve, Zeqir BEQIRI ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts