Bota

FOTOLAJM/ Donald Trump mban takimin e parë elektoral në Michigan pas plagosjes! Pjesëmarrësit veshin bluza me imazhe nga atentati

fotolajm donald trump mban takimin e pare elektoral ne michigan pas plagosjes pjesemarresit veshin bluza me imazhe nga atentati



































Kandidati republikan për President, Donald Trump, ka nisur sot fushatën elektorale në Michigan pas atentatit para një jave në Pensilvani.

Donald Trump michigan (1)

Siç shihet edhe në foto, momentet e atentati të Trump janë tashmë të përhapura në tubim dhe përdoren masivisht nga mbështetësit e tij.

Shumë mbështetës kanë veshur bluza me imazhin e Trump që mban grushtin e tij në ajër dhe u thotë votuesve të tij të “luftojnë”, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e nxorën atë nga skena pasi u plagos.

Donald Trump michigan (3)

Po ashtu, edhe në tavolinat e mallrave jashtë lokalit në Grand Rapids, Michigan, po u shiten të pranishmëve që presin në radhët e gjata për t’u futur në arenën e brendshme, bluza e stampa më të njëjtën foto.

“Luftoni, luftoni, luftoni”, është bërë një thirrje e re për republikanët pas atentatit.

Donald Trump ka mbërritur sot në Michigan bashkë me kandidatin e tij të ri, senatorin e Ohajos, JD Vance.

Donald Trump michigan (2)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts