Kanabis i varur për tharje në tavan dhe kartona bananesh! Këto janë pamjet nga brenda magazinës së kapur me drogë në fshatin Voskop në Korçë.
Mësohet se hetimet kanë vijuar dhe në një qytet tjetër, pasi dyshohet se aktiviteti kriminal shtrihet më tej Korçës.
Mësohet se në pranga deri më tani kanë rënë 6 persona, mes tyre edhe gra. Gratë, të cilat nuk banojnë në Korçë, janë arrestuar në flagrancë teksa po përpunon lëndën narkotike.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se magazina ka shërbyer si vend dytësor, pasi dyshohet se ka një vend tjetër jashtë Korçës ku dërgohej para se të dilte në treg për shitje.
Doga e sekuestrua është duke u peshuar dhe dyshohet se është në sasi të konsiderueshme.