Shumica e shteteve amerikane kanë hapur qendrat e tyre të votimit, ku qytetarët presin në radhë për të votuar.
Në Filadelfia, Pensilvani shihen rreth 50 qytetarë, të cilët janë në radhë, ndërsa për të shmangur të ftohtin e mëngjesit në dorë mbajnë filxhanin e kafes, shkruan BBC.
Jo shumë larg nga kjo qendër votimi, Kamala Harris mbylli dje mitingun e saj të fundit.
“Mbroni Demokracinë”, thotë një qytetar, me fotografitë e Harris, Barack Obama dhe Martin Luther King.
Disa hapa larg, ka një njoftim nga republikanet të vendosur në një pemë thuhet: “Trump Safety, Kamala Crime”.