Bota Kuriozitete Lifestyle

FOTOLAJM/ Monica Bellucci dorë për dore me Tim Burton në Festivalin e Filmit në Venecia! Ja si duket aktorja

fotolajm monica bellucci dore per dore me tim burton ne festivalin e filmit ne venecia ja si duket aktorja





































Tim Burton dhe Monica Bellucci kanë qenë të pranishëm në Venecia për hapjen e Festivalit vjetor të Filmit.

Monica Bellucci I

Festivali hapet me premierën e veprës së fundit të regjisorit, “Beetlejuice Beetlejuice”, të mërkurën, më 28 gusht, e cila është vazhdimi i veprës së vitit 1988.

Regjisori 66-vjeçar dhe aktorja italiane janë fotografuar të kapur dorë për dore teksa mbërrinin në qytetin italian.

Monica Bellucci (2)

Bellucci kishte veshur një kostum të bardhë dhe një këmishë të zezë poshtë. Ajo e kompletoi look-un e saj me syze dielli të mëdha të zeza dhe një çantë lëkure të bardhë.

Nga ana tjetër, Burton zgjodhi një kostum, këmishë dhe kapele të zezë. Ai e kompletoi look-un e tij plot stil me syze dielli me lente blu dhe atlete të zeza prej kamoshi.

Monica Bellucci (3)

Aktorja 59-vjeçare luan në film së bashku me Jenna Ortega, Michael Keaton dhe Winona Ryder.

Filmi bën fjalë për një tragjedie familjare, ku tre breza të familjes Deetz kthehen në shtëpinë e tyre në Winter River. Ende e përhumbur nga Beetlejuice, jeta e Lydia kthehet përmbys kur vajza e saj adoleshente, Astrid, hap aksidentalisht portalin për jetën e përtejme.

Monica Bellucci (1)

Kujtojmë se festivali i Filmit në Venecia zgjat nga 28 gusht deri më 7 shtator, ku të pranishëm do të jenë personazhe të njohur të kinemasë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts