Lideri i SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis, është martuar ditën e sotme me partnerin e tij Tyler Macbeth, në një ceremoni private në tarracën e Kopshtit Botanik të Chania, në Greqi.
Sipas mediave greke, ceremonia është zhvilluar rreth orës 18:00 të së premtes, ku çifti ka mbërritur në vendin e ceremonisë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të ftuarit e tyre kishin nisur të vinin pak më herët.
Stefanos Kasselakis dhe Tyler Macbeth janë futur në ambientet e ceremonisë me një makinë private, me synimin për të shmangur kamerat, ndërsa pranë zonës janë parë edhe patrulla policie për të siguruar privatësinë e momenteve personale të çiftit.
Sipas mediave lokale, është aktivizuar edhe një sistem anti-drone në mënyrë që çdo dron në distancë të afërt të mos mund të fluturojë dhe të regjistrojë video nga lart. Në të njëjtën kohë, ata u kërkuan të ftuarve që të dorëzonin celularët para fillimit të festës së dasmës.
Ceremonia e shkurtër u pasua me një pritje për 130 të ftuarit e çiftit. Të ftuarit shijuan krijimet nga kuzhina e Kopshtit Botanik me shije dhe pjata lokale të bazuara në prodhimet vendase, limonadë bimore të bërë në shtëpi si dhe një koktej me bazë xhin grek.
Përgatitjet për ceremoninë sipas Protothema nisën ditën e mërkurë, më 28 gusht. Megjithatë, festimet për ditën e sotme nuk ndalen me kaq, pasi në mbrëmje çifti ka organizuar një festë në një vilë private në Chania.
E vendosur në një pronë private, në fillim të Akrotirit në Chania, vila ofron privatësinë dhe luksin e kërkuar për të organizuar festën që do të “mbyllte” festat e dasmës së çiftit, ku sigurisht që vetëm 130 të ftuarit e çiftit do të kenë akses në këtë festë private.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co