Përgatitjet për festat e fundvitit kanë nisur herët në shtëpinë e Arbana Osmanit, ku fëmijët e saj kanë dekoruar pemën e krishtlindjeve.
Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, moderatorja ka ndarë momente të veçanta familjare, ku ka treguar fëmijët e saj teksa po rregullojnë pemën e krishtlindjeve.
Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë vajza e vogël e moderatores, Zoi, të cilën Arbana i ka zbuluar portretin për herë të parë.
Ajo gjithmonë është kujdesur të mos i zbulojë portretin fëmijëve të saj në moshë të vogël, duke i postuar shpesh në rrjetet sociale me shpinë, ose duke i mbuluar fytyrën.
Në këtë video, Zoi, shfaqet plot gëzim dhe buzëqeshje ndërsa ndihmon vëllezërit e saj të mëdhenj dhe një mik të tyre në dekorimin e pemës.