FOTOLAJM/ Princesha e Uellsit rikthehet në detyrat mbretërore pas trajtimit të kancerit! Ja si duket Kate Middleton

fotolajm princesha e uellsit rikthehet ne detyrat mbreterore pas trajtimit te kancerit ja si duket kate middleton








































Princesha e Uellsit, Kate Middleton, i është bashkuar mbretit Charles III dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në një ngjarje madhore përkujtimore në Londër.

Kate Middleton (1)

Catherine po kthehet gradualisht në detyrat publike pas trajtimit të saj të kimioterapisë kundwr kancerit.

Ajo iu bashkua pjesës tjetër të familjes mbretërore, si dhe politikanëve të lartë në Royal Albert Hall të shtunën mbrëma. Mbretëresha Camilla nuk ishte në gjendje të merrte pjesë pasi po kurohej nga një infeksion në gjoks, tha pallati në një deklaratë më herët.

Festivali i Kujtesës, një mbrëmje me shfaqje muzikore dhe tregim, po mbahet për të nderuar personelin e shërbimit, veteranët dhe familjet e tyre.

Kate Middleton (4)

Koncerti përkujtimor i së dielës në Cenotaph janë ndër dy ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin mbretëror. Pjesëmarrja e Kate është një nga të parat e saj që nga mbarimi i kimioterapisë.

Mbreti Charles, 75 vjeç, do të udhëheqë familjen mbretërore në të dyja ngjarjet. Mbreti, i cili është ende duke marrë trajtim për kancerit, do të vendosë një kurorë në memorialin në Whitehall, Londër të dielën.

Pallati njoftoi në shkurt se Mbreti ishte diagnostikuar me kancer dhe do të shkëputej nga jeta publike për t’iu nënshtruar trajtimit.

Muajin pasues, Kate zbuloi gjithashtu se edhe ajo ishte diagnostikuar me kancer dhe po merrte trajtim. Në shtator ajo njoftoi se kishte përfunduar trajtimin e saj të kancerit dhe mezi priste të rikthej në detyrë.

Që atëherë, ajo dhe Mbreti kanë bërë kthime të kufizuara në detyrat publike. Charles së fundmi bëri një turne në Australi dhe Samoa, një udhëtim jashtë shtetit gjatë të cilit trajtimi i tij u ndërpre.

Kate Middleton (3)

Të enjten, Princi William e përshkroi vitin e kaluar si vitin më të vështirë të jetës së tij, pasi gruaja dhe babai i tij u diagnostikuan me kancer.

“Jam shumë krenar për gruan time, jam krenar për babain tim, për trajtimin e gjërave që ata kanë bërë, por nga pikëpamja personale familjare, ka qenë brutale,” u tha ai gazetarëve në fund të vizitës së tij në Afrikën e Jugut.

Kate Middleton william

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →