Donald Trump mund të jetë i vetmi që u qëllua në vesh, por në Konventën Kombëtare Republikane në Milëaukee, ai nuk është i vetmi person që mban një fasho në vesh.
Dhjetëra delegatë dhe mbështetës të ish-presidentit, janë shfaqur në sallë të fashuar në vesh në shenjë mbështetje ndaj Trump.
Sipas fotove të raportuara nga mediat e huaja, republikanë kanë vendosur copa katrorë pambuku, copa të palosura letre e fasho të vërteta, ashtu siç mban Trump.
Joe Neglia, një delegat nga Tempe, Arizona, tha për Fox Neës se e kishte idenë të bënte fashën e veshit të tij pasi u prek nga Trump kur ai mbërriti në konventë të hënën në paraqitjen e tij të parë publike që nga atentati i dështuar në Pensilvani.
Mendova, ‘çfarë mund të bëj për të nderuar të vërtetën? Dhe më pas pashë fashën dhe mendova, mund ta bëj këtë. Pra, e vendosa thjesht për të nderuar Trump dhe për të shprehur simpatinë me të dhe unitetin me të.”
Neglia gjithashtu tha për CBS Neës se fashat e rreme po bëheshin shpejt “tendenca më e re e modës” në konventën e republikanëve. “Të gjithë në botë do t’i veshin këto shumë shpejt,” tha ai.
Stacey Goodman, një tjetër delegate nga Arizona që iu bashkua trendit, tha për KSBË Action Neës të mërkurën se ishte frymëzuar të imitonte pamjen e Trump pasi pa një delegat tjetër me një fashë veshi.
Ray Michaels, një tjetër delegat i Arizonës, i tha Associated Press të mërkurën: “Ne e kuptuam se kjo ishte një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe duam që Trump ta dijë se ne po e kalojmë këtë me të.”
Fasha ka përforcuar imazhin e Trump mes mbështetësve. Aleatët e Trump ia kanë atribuar vazhdimisht suksesin e tij “ndërhyrjes hyjnore” dhe vetë Trump tha pas të shtënave se “ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte diçka e pamendueshme”.
Po nuk janë vetëm fashot tashmë të kthyera në trend. Grushtet e ngritura dhe brohoritja “luftoni, luftoni, luftoni”, të dyja gjeste që Trump bëri disa momente pas sulmit, janë bërë simbole të njohura në mesin e mbështetësve të Trumpit në konventë dhe ka të ngjarë të mbeten të kudondodhura gjatë zgjedhjeve të nëntorit dhe më tej.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co